TIRANË- Deputeti Tom Doshi ka marrë fitoren e parë përballë kryeministrit Edi Rama, por në Facebook. Pas zhvillimeve në selinë e PS-së, debatet janë zhvendosur në rrjetet sociale.

Pikërisht në deklaratat e bëra në faqet e tyre zyrtare në Facebook, Doshi është në “avantazh” të theksuar kundrejt Ramës. Statusi i deputetit shkodran ka marrë 9962 pëlqime dhe 159 shpërndarje, ndërsa statusi i kryeministrit Rama ka marrë 3947 pëlqime dhe 91 shpërndarje.

Edi Rama fb

Me sa duket mbështetësit e Doshit në facebook janë më të shumë në numër se të Ramës. Mbetet për tu parë nëse kjo mbështetje virtuale do të përkthehet në mbështetje reale nga qytetarët, kur jemi gati 3 muaj para zgjedhjeve të 21 qershorit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb