*”Rama bukeshkeles, flas ne emer te bazes”-
*”Nuk iki nga grupi parlamentare”-
*”Korrupsioni dhe ekonomia me keq se ne kohen e Berishes”-

TIRANË-“Lufta mes meje dhe Edi Ramës sapo ka filluar”. Kështu u shpreh sot deputeti socialist Tom Doshi gjatë një prononcimi për mediat jashtë ambienteve të parlamentit.

Doshi u shpreh se kryeministri Edi Rama u tregua mosmirënjohës dhe bukëshkelës ndaj personaliteteve që kanë kontribuar në Partinë Socialiste. Doshi shprehet se nuk do të largohet nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, por do të vijojë të kritikojë.

Zoti Doshi, cfarë mund të thoni pas deklaratave të Ramës se ju kritikat ndaj tij i keni adresuar për interesa personale?
“Do t’ja bëj me dije Edi Ramës që qysh sot e mbrapa mes meje e tij nuk ka paqe më dhe do e shohim kush është i humbur prej kësaj lufte. Ta bëjë publike pse i kam bërë për interesat e mia ato kritika që kam bërë. Kur të flas më tepër do dridhet nga themelet mazhoranca ”.

Pas këtyre deklaratave a do të jeni më pjesë e grupit?
Patjetër që do jem pjesë e grupit, kam fituar në Shkodër, kam drejtuar fushatat elektorale në Shkodër, jam prej vitesh pjesë e strukturave të PS, prej 10 vitesh ne politike. Dihet cfare fitore kam korrur ne Shkoder.
Edi Rama është mosmirënjohës, bukëshkelës dhe do e shohë dhe në zgjedhjet lokale.
Thashë sa ka fillua lufta mes meje dhe tij. Flas në emër të bazës që ka pakënaqësi. Ekonomia është më keq se në kohën e Berishës, po vepron keshtu se po i kërcënohen një sërë njerëzish rreth vetes. Për drejtoreshën e Tatimeve, të flasë Edi Rama publikisht për lidhjen nepotike dhe emërimet nepotike që ka bërë ajo ne dogana, polici etj.

Dhe në grup do të vijoni kritikat?
Do jem një kritik më tepër sec kam qenë në opozitë. Edhe Berisha edhe Topalli s’kanë fituar luftë me mu. Jo me Rama. Se lufta brenda llojit është si kanceri që nuk gjen shërim.

Keni folur me Berishën, a perfiton ai nga keto mosmarrveshje tuajat me Ramen?
Nuk kam folur apo pasur takim me Berishën sic flitet. Jo nuk kam fol me të. Unë kërkoj transparencë nga Edi Rama, të flasë hapur për cfarë interesash personale i paskam bërë kritikat.  Ka premtuar se s’do ketë korrupsion, lidhje nepotike që për 1 vit e gjysmë i kanë kaluar 4 vjetshin e parë të Berishës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: