TIRANE- Pas kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, që u fotografua në plazh në Izrael me një palë syze që kushtojnë 60 mijë dollarë, një politikan shqiptar është fotografuar me syze që ngjajnë me to.

Deputeti Tom Doshi, i shpallur edhe si një nga njerëzit më të pasur në vend, mban një palë syze që në fakt nuk janë blerë 60 mijë euro, por 3 mijë euro në një dyqan në Tiranë.

Syzet që mban Gruevski janë të markës “Maybach”, si makina e famshme, të cilat kushtojnë mbi 60 mijë dollarë dhe janë edicion i kufizuar, informojnë portalet online.

Deputeti Doshi mbahet si një nga njerëzit që vishet mirë dhe shtrenjtë, luks të cilin ja lejon gjendja e tij financiare. Doshi u fut në politikë nga fusha e biznesit.

(b.e/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: