TIRANË – Deputeti Tom Doshi, ndaj të cilit Prokuroria ka kërkuar arrestimin, njofton se nesër, të mërkurrën, do të bëjë publik një fakt tjetër “rrënqethës”, sikurse shprehet, sesi është fshehur e vërteta e atentatit ndaj tij.

Në një letër të hapur drejtuar mediave, Doshi shkruan: “Të mërkurën shpresoj të jem mirë me shëndet dhe në Komisionin e Mandateve do të bëj publik dhe një fakt tjetër rrënqethës, pas të cilit nuk do të mbetet asnjë shqiptar i paqartë për hetimet që janë bërë, si është fshehur e vërteta dhe si janë manipuluar deshmitarët kyç në këtë histori. Me durim deri të mërkurën mbasdite,”- shkruan deputeti.

Doshi shton se arrestimi i tij është kërkuar me ngut nga kryeprokurori Llalla vetëm për të mos zbuluar filmimet e manipulimit të Fatjon Skënderit në Hanover, ku Kryetari i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho u takua me vëllanë e këtij dëshmitari dhe së dyti, që Llalla të shpëtonte veten nga dëshmia.

Sëbashku me letrën e hapur, Doshi ka dërguar vendimin e Prokurorisë, që refuzon këkesën e tij për paraqitjen si dëshmitar të kryeprokurorit Llalla dhe kërkon arrestimin e tij.

LETRA E HAPUR E TOM DOSHIT

“Përshëndetje!
E di që të gjithë shqiptarët po e kuptojnë çdo ditë e më shumë arsyen pse Prokurori i Përgjithshëm po përdoret nga Ilir Meta për të shkelur ligjin dhe për të bërë skandale që nuk do t’i bënte askush, as një jurist i thjeshtë, jo më Prokurori i Republikës.

Po ju jap të shihni një shkresë që më ka dërguar Prokuroria e Krimeve të Rënda në datën 20 mars, ditën kur, pa bërë asnjë minutë hetim, i kërkuan Kuvendit arrestimin tim.

Jane dy arsye kryesore:

1. Te shpetonte Ilir Meten nga dalja e filmimeve te aeroportit te Hanoverit ku Spartak Braho takoi vëllain e Fatjon Skenderaj, fakt ky qe do nxirrte zbuluar manipulimin qe i bene ata ketij dëshmitari.

2. Dhe gjithashtu te shpetonte veten ky Prokurori i Pergjithshem nga deshmia, qe do ishte nje prove ligjore, per te provuar se ai ka pasur dijeni dhe se nuk beri asgje per 6 muaj rresht, duke mbrojtur krimin. Pas kesaj deshmie Prokurori i Pergjithshem duhet te jepte doreheqje per shperdorim detyre dhe mosveprim per hetim te krimit.

Ju e kuptoni se kerkesa bombastike per arrestimin tim me akuzen e kallzimit te rreme, eshte vecse nje sajese e ulet, per te shpetur veten e tyre, me interes te ngushte personal.

Deklarate per media

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/03/Kthim-pergjigje-nga-Prokuroria-faqe-1.pdf” viewer=”google”][embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/03/Kthim-pergjigje-Prokuroria-faqe-2.pdf” viewer=”google”]

Brenda nje dite, me nxitim anti-ligjor, pa filluar asnje hetim ndaj meje ne Prokurorine e Pergjithshme qe ka kompetence te hetoj deputetet, i kerkuan Parlamentit te arrestoj dy deputet, me nje akuze te fallsifikuar.

Me keto akuza nuk eshte hetuar ne gjendje arresti asnje shqiptar ne Republiken e Shqiperise.

Te merkuren shpresoj te jem mire me shendet, dhe ne Komisionin e Mandateve do bej publike dhe nje fakt tjeter rrenqethes, pas te cilit nuk do mbetet asnje shqiptar i paqarte per hetimet qe jane bere, si eshte fshehur e verteta , dhe si jane manipuluar deshmitaret kyc ne kete histori. Me durim deri te merkuren mbasdite.Tom Doshi”- thuhet në fund të Letrës së Hapur.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb