TIRANE-Deputeti i Shkodres, Tom Doshi ka publikuar fillimisht foto dhe mëngjesin e sotëm një tjeter video në profilin e tij në Facebook, xhiruar në ambientet e lokalit “Vivia”, në zonën e ish­Bllokut. Në njërën nga tryezat është prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci i shkarkuar nga kryeprokurori Adriatik Llalla kjo detyrë një ditë para publikimit të videos së Tom Doshit, dhe pak minuta para deklaratës së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Personi me bluzën jeshile është Fatjon Skënderaj, i quajtur ‘Toni’, nga Durim Bami gjatë bisedës që pati me deputetin Tom Doshi. Kurse personi i tretë është pronari i lokalit ‘Viva’, Ylli Xhaxhollari.

Në një koment të shkurtër që shoqëron fotot e publikuara në rrjetin social “Facebook”, Tom Doshi shkruan se: Ky është organi i akuzës në Shqipëri!
Përfshirja e prokurorit për Krimet e Rënda në këtë ngjarje u përmend paraditen e djeshme nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili duke iu referuar deklaratave që sipas tij Tom Doshi i kishte thënë disa muaj më parë, prokurori kishte qenë pjesë e skenarit bashkë me disa persona të tjerë.
Ndërkaq, në foton e publikuar nga Doshi, personi me bluzë jeshile është Fatjon Skënderi, ish­shoferi i Partisë Republikane. Për këtë të fundit ministri i Brendshëm, duke iu referuar thënieve rrëfimeve të deputetit të Shkodrës disa muaj më parë, Fatjon Skënderi, ka qenë në dijeni të komplotit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb