TIRANË-Pas drekës më deputetin dhe kolegun socialist Koco Kokëdhima, Tom Doshi ka zbutur tonalitetet për kreun e qeverisë. Në një sqarim që bën në rrjetin social, Facebook, Doshi thekson se reagimi i ashpër ka pasur si shkak, vetë ata, qytetarët që e votuan.

“Të nderuar bashkëqytetare, e shikoj të arsyeshme që përballë jush të komentoj reagimin tem karrshi kryeministrit dhe qeverisë. Un jam deputet i kuvendit, por mbi të gjitha jam përfaqësues i bashkeqytetareve të mi. Premtimet e dhëna janë detyre jonë për tu mbajt dhe unë bëj pjesë në grupin e politikanëve që premtimet i japin sepse ne qeverisje duan ti shikojne te realizuara. Nuk ndaj asnjë interes personal për reagimin sepse të gjithë e dinë që anën personale unë e kam pas te mire menaxhuar perpara se te behesha pjese e politikes. Unë kam nevojë që t’ju shikoj drejt ne sy ju qe me besuat dhe ndaj jam i gatshem gjithmone qe te reagoj. Me shume respekt dhe mirenjohje Tom Doshi”

tom-doshi

Një ditë më parë, Tom Doshi deklaroi se lufta mes tij dhe kryeministrit sapo ka filluar. “Nuk ka paqe”, tha ai ndërsa e etiketoi Ramën si bukëshkelës dhe mosmirënjohës.
Pas deklaratave të ashpra, Doshi drekoi me Koco Kokëdhimën. Ky i fundit e shpjegoi reagimin e Doshit, thjesht si një moment gjaknxehtësie.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: