Edicioni i së shtunës mbrëma i “Saturday Night Live” është destinuar të hyjë në histori. Kjo për faktin e kohës së koronavirusit, ku të gjithë protagonistët kanë marrë pjesë nga shtëpia, me lidhje streaming, ashtu siç po bëhet tani e zakonshme.

Por edhe për faktin sepse ai që e drejtonte ishte Tom Hanks, i cili ka drejtuar kërcimin nga kuzhina e shtëpisë. ‘Janë të çuditshme momentet për t’u përpjekur të zbavitemi-ka thënë Hanks-Por të kërkosh të jesh zbavitës është kuptimi i ‘Saturday Night Live’, dhe kështu thamë le ta provojmë!. Hanks, që sapo është shëruar së bashku me bashkëshorten nga COVID-19, ka ironizuar mbi veten e tij duke u mbrojtur ‘kanarini në minierën e të famshmëve për koronavirusin’ (duke ju referuar aftësisë që kishin minatorët për të çuar një kanarinë dhe për të verifikuar prezencën e gazit, nëse kanarina ngordhte ishte e rrezikshme).

Hanks është prezantuar me kokën e rruar, për shkak të filmit që ai po xhironte. Më pas ai ka lajmëruar spektatorët, që spektakli do të ishte pak ndryshe nga ai që ishin mësuar të shihnin, por sigurisht që do të ishte “Saturday Night Live”: “Do të ketë gjëra të lezetshme, ndoshta një ose dy do jua shpifin, por e kuptoni si funksionon’, ka bërë shaka ai. Dhe më pas ai ka nisur të kërcejë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: