Aktori i njohur Tom Hanks është i zi për humbjen e nënës së tij të dashur, Janet Marylyn Frager. Lajmin e bëri të ditur përmes një statusi prekës në Instagram, ku postoi edhe një foto nga rinia e nënës së tij, me plotë fjalë një bukuri e vërtetë, ashtu siç Hanks e quan.

“Kjo bukuri? Nëna ime. Ajo ishte ndryshe me shumë jetë. Ne sot i themi lamtumirë dhe u prehsh në paqe”,- shkruan ai.

Lumë komentesh dhe ngushëllimesh pësuan nga ndjekësit e tij, të cilët thoshin se nëna e tij ka rritur një djalë për së mbari.

Sakaq një status prekës ndau në rrjetet sociale edhe gruaja Hanks, Rita Wilson: “Kjo grua e mrekullueshme solli në jetë burrin tim dhe tre fëmijë të tjerë. Faleminderit që solle në këtë botë dashurinë time. Tani prehu në paqe!

Hanks dhe Rita kanë dy fëmijë së bashku dhe janë martuar që në vitin 1988.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb