“Një lehtësim, mbase për ne është më e lehtë të qëndrojmë në shtëpi. Por as ne nuk ishim të mësuar me këtë. Të shikoje barin, shokët, trajnerin ishte diçka shumë e bukur. Gjatë karantintës stërvitesha dhe shikoja filma, kështu i kaloja ditët”. E thotë portieri i Lacios, Tomas Strakosha, që ka komentuar për “Lazio Style Radio” rikthimin e stërvitjeve në Formelo.

“është një nga më të bukurit dhe më të pastërtit. Me rregullat e reja është edhe më mirë. Tjetër gjë të stërvitesh këtu e tjetër gjë në park. Jemi të karikuar dhe me një renditje që na lejon të ëndërrojmë. Edhe kur nuk ishim kaq lart, forca nuk na mungoi kurrë, imagjinoni tani që jemi të dytët. Tifozët tanë janë kështu, ne jemi kështu, energjia jonë nuk ka ndryshuar kurrë, mendojmë pozitivisht,” theksoi portieri i Kombëtares kuqezi.

Ndeshjet me dyer të mbyllura?Të luash pa tifozë është një nga gjërat më të shëmtura, por është një moment i vështirë për të gjithë botën. Ne jemi të karikuar, duam të rifillojmë por pa vënë asnjë në rrezik, – tha Strakosha, që e sheh Lacion e tij si “Avengers” -. Radu ëstë Hulk, Acerbi është Thor, Capitan America është Luliç, Iron-Man le të themi Luis Alberton se është i saktë në çdo gjë. Haëkeye është Adam Marusiç. Unë? Unë bëj Spidermanin”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb