Ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka refuzuar të drejtojë Bayer Leverkusen. Skuadra gjermane është e parafundit në Bundesligë me vetëm pesë pikë.Drejtori ekzekutiv i Bayer, spanjolli Fernando Carro, është në kërkim të një drejtimi të ri për ekipin. Klubi i aspirinave ende drejtohet nga Gerardo Seoane, por zvicerani ka marrë një ultimatum, sipas Sport1. Në kuadër të mos-besimit ndaj asaj që mund të japë tekniku Seoane këtë sezon, CEO i klubit nga BayArena Carro tashmë ka kontaktuar Tuchelin për të marrë skuadrën, megjithëse gjermani nuk është i interesuar.

Sezoni i Bayer Leverkusen është katastrofik në krahasim me atë të mëparshëm. Edicionin e kaluar, ekipi përfundoi në vendin e tretë, gjë që u dha një biletë për në Champions League. Në këtë start të ligës ata kanë grumbulluar pesë pikë në tetë javë Bundesligë dhe janë në vendet e fundit. Në Champions League mund të konsiderohet pozitiv barazimi me Atlético de Madrid.

Yj7

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: