Anëtari i kryesisë së PD, Tomor Alizoti, shkruan në një postim në “Facebook” se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë për partitë politike, por për Shqipërinë.

Sipas tij, më 25 prill do të përcaktohet “nëse do i kthehet Shqipëria popullit apo do të vazhdojë të mbetet në duart e narkomafias dhe hajdutëve”.

“Në zgjedhjet e 25 prillit nuk bëhet fjalë a do të fitojë e djathta apo e majta, por a do të fitojë Shqipëria. Në zgjedhjet e 25 prillit nuk do të përcaktohet se kush do e qeverisë Shqipërinë, por nëse do i kthehet Shqipëria popullit apo do të vazhdojë të mbetet në duart e narkomafias dhe hajdutëve. Andaj ne të PD nuk luftojmë per të marrë pushtet për të na shërbyer ne si pushtetarë, por për të ndërtuar një Shqipëri që do ti shërbejë shqiptarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb