Analistët Fatos Lubonja dhe Dritan Hila, të ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 janë përfshirë në një debat lidhur me  krimin e organizuar shqiptar.

Gjatë debatit Hila iu drejtua Lubonjës duke i thënë se “ka 4 emisione që përmend se janë arrestuar 260 shqiptarë në Holandë”, ndërsa ky i fundit i kthehet duke thënë se Hila po përpiqet t’i bëjë “mbulesë” asaj që ndodh.

Lubonja iu kthye më tej duke thënë “nuk bëhet debat me ty”, ndërsa Hila iu përgjigj duke thënë se Lubonja “interpreton shifrat sipas dëshirës” dhe se me të nuk mund të bëhet debat.

Pjesë nga debati:

Hila: Ke 4 emisione që thua janë kapur 260 shqiptarë në Holandë. Në Holandë ke një racist të ndyrë që fitoi zgjedhjet dhe kjo frymë transmetohet edhe më poshtë.

Lubonja: Ti i bën mbulesë kësaj që ndodh?  Po çfarë do ti. Shiko gradaçelat dhe numëroji?

Hila: Po lëre tani, 260 shqiptarë në Holandë kontrollojnë trafikun e drogës në Europë?

Lubonja: Ik  se nuk bëhet debat me ty.

Hila: Me ty nuk bëhet debat. I interpreton shifrat sipas dëshirës.

Lubonja: Sa “biznesmenë” vriten këtu në Shqipëri? Për prokurorinë vritet personi X. Cilat janë mënyrat e vrasjeve?

Hila: Vrasja e një biznesmeni nuk tregon se gjithë shoqëria është e korruptuar.

Lubonja: Neve donim kapitalizmin sepse e quanim meritokraci. Kur erdhi Nano thoshte meritokraci. Problemi i madh është që meritat i kanë marrë këta, kanë edhe emra rrugësh trafikantët. E di ti për kë e kam fjalën. Këta quhen tani shembulli që duhet të ndjekim sipas atij që thotë nuk ka mafia shqiptare. Para ca kohësh u arrestua një trafikant, djalë i ri 27 vjeç, kishte dhjetëra apartamente.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb