VLORE- Pas sekuestrimit të 4.5 tonë drogë në Babicë të Vlorës, policia ka nisur sërish aksion në Velçë dhe Drashovicë.

‘BalkanWeb’
bënë me dije se në pranga ka rënë një person me inicialet N.S.

Sakaq, mësohet se operacioni antidrogë është shtrirë në këto fshatra mendohet se janë bazat e Habilajve, të arrestuar pak ditë më parë në Itali për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ndërkohë është shpallur në kërkim personi me nofkën ‘Lolo’, i cili përmendet edhe në dosjen e prokurorisë italiane, në përgjimet mes trafikantëve Habilaj. Në përgjimin e publikuar në mediat italiane thuhej se ‘Lolo’ ishte Florian Habilaj, vëllai i vogël i Moisi Habilajt. “Lolo’ fliste dhe takonte ‘Shefin e madh’, siç thuhet edhe në përgjim.

Banesa ku i gjet dje lënda narkotike, ishte një vilë 2-katëshe, e ndërtuar në një zonë të thellë, ku gjithsej numërohen 5 shtëpi. Droga u gjet në shtëpinë e Armand Kocerri, me profesion infermier, mik i Habilajve, ndërkohë deri më tani janë shoqëruar 3 persona. Ashtu siç u tha edhe dje, droga ishte e paketuar dhe gati për t’u trafikuar, dyshohet drejt Italisë me mjete ujore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb