DEVOLL– Tonelata mollë në Korçë dhe Devoll mbeten pa shitur. Fermerët janë në prag falimentimi, por bashke me to dhe dhomat frigoriferike që magazinojnë këto fruta deri sa ato të bëhen gati për eksport. Molla ka mbetur stok, ndërsa kostot për këto biznese janë rritur duke u vënë në vështirësi të mëdha financiare.

Siç shprehen biznesmenët, sa më shumë qëndrojnë mollët pa shitur aq më shume vlera ato humbasin, çmimi bie ndërsa kostot e këtij biznesi mbeten njëlloj.

Biznesmenët thonë se stoku është krijuar si pasoje e futjes se mollës së importit me çmime shume me favorizuese në treg se ato vendase, ata i kërkojnë qeverisë masa të menjëhershme në mbështetje të prodhimit vendas.

Për këtë situatë u vu në dijeni dhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili u takua me biznesmenët e dhomave frigoriferike. Panariti siguroi se Qeveria do bëjë çmos që prodhimi aktual i mbetur stok të shitet brenda disa ditësh, ndërsa u kërkoi fermerëve të jenë më fleksibël me çmimet.

Në Devoll funksionojnë mbi 10 dhoma frigoriferike, ku prodhimi kryesor është molla.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb