Në verën e vitit 2014 tifozët e Bayern Mynchen, por jo vetëm, mbetën të befasuar kur një lojtar i lindur dhe rritur në këtë klub, Toni Kross, u largua drejt Spanjës për të nënshkruar me Real Madrid.

Pas tre sezoneve me “glaktikët” është vetë mesfushori që në një intervistë për “Sport Bild” tregon arsyet e këtij transferimi.

“Po, u largova sepse nuk gjetëm akord financiar. Kur kthehem pas në kohë, jam i lumtur që atë kohë nuk arrita një marrëveshje”, është shprehur gjermani.
Kroos te Bayern përfitonte 8 mln euro (neto) në sezon dhe kjo ishte e pamjaftueshme për të. Diferencën e bënë 3 mln euro më shumë që ofroi Reali duke ia bërë pagën lojtarit 11 mln euro.
3540acdea798b455a9269f93d8f24e79
Situata, sakaq, ka qenë disi më e ndërlikuar. Kroos ka shtuar se ndërmjet tij dhe kryesisë bavareze ka patur edhe dallime të tjera dhe kjo e ka shtyrë përfundimisht të transferohet në “Santiago Bernabeu.

“Ideja ime fillestare ishte të vazhdoja në Mynih, nëse klubi do të pranonte kërkesat e mi. Megjithatë, në fund patëm jo vetëm diferenca financiare, por edhe dallime të tjera. Kështu, kuptova se duhej të provoja diçka të re. Pas tre viteve në Madrid jam i bindur se kam bërë gjënë e duhur. Jam i lumtur”, u shpreh Kroos.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb