Portali “Football Leaks” ka vazhduar me publikimin e kontratave të futbollistëve dhe këtë herë ka qenë radha e mesfushorit të Real Madridit, gjermanit Toni Kroos.

Kross duket se ka patur arsye kur vendosi që t’i bashkohej Realit në vitin 2014, pasi për një sezon përfiton nga 10.9 milionë euro. Kështu, Kroos është futbollisti i katërt më i paguar tek Real Madridi, pas Cristiano Ronaldos, Sergio Ramosit dhe Gareth Bale.

Portali në fjalë ka publikuar në nëntor të 2015 detajet e transfertave të Radamel Falcao tek Celsi e te Carlitos Tevez tek Boca Juniors, ndërkohë që sot publikoi detajet për transfertën e Kroos të nënshkruar në 17 gusht 2014, pas kontributit të dhënë në fitoren e Botërorit në Brazil me fanellën e Gjermanisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: