Në shtypin anglez dhe atë amerikan është përfolur se ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair do të jetë këshilltar i Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Shkak për këtë është bërë takimi i Blair me Jared Kushner, bashkëshorti i Ivanka Trump, vajza e Donald Trump. Ish-Kryeministri anglez u pa të drekonte në një restorant në Nju Jork me z.Kushner, i cili shihet si një njeri me potencial të fuqishëm tek Presidenti Trump.

Zyra e Tony Blair ka reaguar duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë rreth pretendimeve se ish-Kryeministri anglez do të jetë këshilltar i Donald Trump.

“Tony Blair ka njohje prej disa vitesh me Jared Kushner. Z.Blair po kalonte pranë tavolinës ku ndodhej Kushner me persona të tjerë, të cilët i njihte dhe u ftua prej tyre që të ulej për drekë. Blair nuk diskutoi asnjë gjë për këshilltar. Kjo është tërësisht e ekzagjeruar”, thotë zëdhënësi i Tony Blair.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: