Tony Blair ka bërë thirrje për seriozitet në bisedimet me Bashkimin Evropian, që do të formësojnë të ardhmen e Britanisë së Madhe pas Brexit. Ish-kryeministri paralajmëroi se “kombi ynë është në rrezik”, pas votimit për të lënë BE-në, dhe bisedimet për marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë së Madhe me vendet e tjera do të kenë një “kompleksitet të jashtëzakonshëm”.

Ai u bëri thirrje pretendentëve në garën për udhëheqjen e konservatorëve, që të veprojnë me “konsiderata të mirëfillta patriotike” për të ardhmen e vendit, pasi, siç shkruan ai, partia e tij është “praktikisht e pamundur”. Në një artikull në Daily Telegraph, Blair shkruan:

“Do të jetë një negociatë me kompleksitet të jashtëzakonshëm, ku ka nga një mijë djaj, në çdo detaj. Ata që jemi mësuar t’i quajmë “partnerët tanë evropianë”, janë edhe vetë të ndarë e të pasigurt”.

Blair thotë se disa vende duan një divorc të shpejtë, ndërsa të tjerët janë në favor të një vonese për fillimin e procesit që parashikon nen 50, moment nga i cili do të nisë një numërim mbrapsht dy-vjeçar për Brexit. “Kemi nevojë për burra shteti seriozë”, tha ai. “Pra, para se të fillojnë negociatat formale, ne kemi nevojë që të kuptojmë mirë se ku do të jenë kufijtë, gjërat që mund të bëhet kompromis, gjërat që janë vija të kuqe”.

“Psikologjia e 27 vendeve të tjera është e rëndësishme që të ndjehet dhe formësohet: ato mund të vendosin që lëvizjet e tjera secesioniste duhet të pengohen, dhe kështu të mos jenë të gatshme për fleksibilitet; ose mund të vendosin që pikëpamja britanike – veçanërisht mbi imigrimin – reflekton diçka të fortë në të gjithë Evropën”.

Në një vlerësim të zymtë të detyrës, ai shton: “Vendi ynë është në rrezik. Që ta kalojmë të sigurtë këtë gjë, ne duhet të tregohemi të pjekur në politikën tonë, të vazhdojmë me qetësi, pjekuri dhe pa hidhësi; sepse në lojë është e ardhmja jonë si komb në botë dhe vendi ynë në botë”.

Ish-udhëheqësi laburist tha se Britania “duhet të mbajë të gjitha opsionet të hapura”, por vazhdoi të këmbëngulë se ky “nuk është argument për një tjetër referendum.”

Ai paralajmëroi se performanca e udhëheqësit të UKIP Nigel Farage në Parlamentin Evropian mund të dëmtojnë aftësinë e vendit për të siguruar një marrëveshje të favorshme. Në shkëmbimet shumë të ngarkuara të polemikave pas votimit për Brexit, Farage u fërshëllye nga eurodeputetët, të cilët ai i akuzoi se mohojnë më kot, dështimin e monedhës së përbashkët përpjekjes së tyre për të krijuar një bashkim politik në Evropë.

Udhëheqësi i Ukip tha se atë e kishin tallur kur mbërriti në Bruksel 17 vjet më parë, me një mesazh që Britania duhet të largohet. Ai u tha deputetëve: “Tani nuk po ju shoh të qeshni”.
Blairi thotë: “Mos e nënvlerësoni dëmin ndaj interesave tona, që shkakton Nigel Farage kur i drejtohet Parlamentit Evropian në këtë mënyrë. Mos harroni se kush do e miratojë një marrëveshje të re për Britaninë: Parlamentii Evropian”. /Bota.al/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: