Barcelona ka qenë prej kohësh një klub që i beson talenteve që vijnë nga akademia e tyre e famshme La Masia. Disa nga lojtarët më të mëdhenj të klubit kanë dalë nga ekipi i të rinjve, si Leo Messi, Xavi Hernandez, Andres Iniesta dhe Carles Puyol.

Megjithatë, në vitet e fundit, kjo filozofi ka ndryshuar disi, ku janë blerë një numër i madh i lojtarëve. Më i fundit i bashkuar është Frenkie de Jong nga Ajax , i cili do të shkojë te Barcelona në verë për një marrëveshje në vlerë 86 milionë euro.

Marca ia hedh një vështrim yjeve të ardhura në dhjetë vitet e fundit, lojtarë që bën bujë kur u transferuan te Barcelona.

Frenkie de Jong
Nënshkrimi i fundit i madh për klubin. Ai do të paraqitet në Camp Nou verën e ardhshme. Holandezi kushtoi 75 milionë euro, të cilat mund të rriteshin edhe me 11 milionë euro tjera bonuse.
Ai kishte oferta nga gjysma e Evropës, por ka vendosur të luajë së bashku me Lionel Messin.

De Jong Bartomeu
De Jong Bartomeu

Phillipe Coutinho
Ai u prit me entuziazëm, si pjesë e planit për të zëvendësuar Neymarin dhe për të kompensuar rënien nga largimi i Andres Iniestas. Klubi pagoi 120 milionë euro te Liverpooli një vit më parë.
Për momentin, blerja, më e shtrenjtë e bërë ndonjëherë nga klubi katalanas, nuk po u përmbahet pritjeve për të.

Coutinho
Coutinho

Ousmane Dembele
Ishte hapi i parë që Barcelona mori për të mbushur boshllëkun e lënë nga Neymar. Mbrojtësi francez u largua nga Borussia Dortmund për 105 milionë euro për t’u bashkuar me Barcelonën. Viti i tij i dytë ka qenë më i mirë se i pari. Ai është golashënuesi i tretë i ekipit këtë sezon, pas Messi dhe Luis Suarez.

Dembele
Dembele

Neymar Jr
Lojtari që shkaktoi shumë zhurmë ku erdhi, por nënshkrimi me Neymarin u pëlqeu shumë tifozëve të Barcelonës. Në vitin 2013, ai u ndoq nga e gjithë elita e Evropës, por ishte klubi katalanas që fitoi garën. Shpërthimi i madh ndodhi në sezonin e dytë, kur u themeluar treshja MSN.

Bartomeu Neymar
Bartomeu Neymar

Luis Suarez
Pas dy përvojave të pakënaqshme me Zlatan Ibrahimovic dhe Samuel Eto’o, Messi më në fund gjeti partnerin e përsosur, që ishte Suarez. Uruguaiani erdhi i dënuar nga FIFA-s, pasi kafshoi Giorgio Chiellinin në Kupën e Botës. Si rezultat i kësaj, ai nuk debutoi te Barcelona deri në fund të tetorit. Ai mbetet një lojtar kyç edhe pse në moshën 32-vjeçare.

Suarez
Suarez

Cesc Fabregas
Erdhi nga Liga Premier edhe pse ishte rritur te La Masia. Ai u bashkua me shokët e fëmijërisë Messin dhe Gerard Piquen. Çdo gjë dukej e përsosur dhe dukej një lëvizje e ëndrrës, por pritjet nuk u përmbushën kurrë. Ai u kthye në Angli në vitin 2014.

David Villa
Para se ta largonin Ibrahimovicin të bashkohet me Milanin, Sandro Rosell arriti të nënshkruajë me spanjollin David Villa. Ai shënoi gola vendimtar me Barcelonën. Shënoi dy herë në fitoren 5-0 ndaj Madridit dhe në finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley.

David Villa Barcelona
David Villa Barcelona

Zlatan Ibrahimovic
Camp Nou u mbush për të mirëpritur yllin e futbollit dhe pati edhe pushtim të fushës kur ai shkoi te Barcelona në vitin 2009. Suedezi kishte luajtur me Ajaxin, Juventusin dhe Interin. Ai erdhi në vend të Eto’os. Cilësia e ‘Ibras’ nuk ishte kurrë në dyshim. Megjithatë, problemi ishte kuptimi i tij me Messin.

Dani Alves
Braziliani u kthye në njërin prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në botë. Ai luajti me të gjithë trajnerët. Pas Messit, ai është i huaji me më së shumti paraqitje në historinë e klubit.

Alves
Alves

Thierry Henry
Francezi, një kampion botëror dhe evropian, kaloi disa vite te Barcelona. Ata madje arritën të fitojnë Ligën e Kampionëve në vitin 2006, përballë tij.

Thierry Henry
Thierry Henry

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb