Filmi i ri ”Top Gun” i dha super yllit të Hollivudit, Tom Cruise, në vetëm javën e parë 100 milionë dollarë arkëtime.

Cruise në rolin e Maverick luajti sërish rolin e pilotit të marinës amerikane Pete “Maverick” Mitchell, i ngjashëm me filmi origjinal i vitit 1986.

”Në tre ditët e para në kinematë e Amerikës së Veriut, filmi arkëtoi rreth 124 milionë dollarë në shitjet e biletave”, theksoi kompania ”Paramount Pictures”.

“Këto rezultate janë jashtëzakonisht fantastike”, theksoi Chris Aronson, president i ”Paramount”.

“Jam i lumtur për të gjithë. Jam i lumtur për kompaninë, për Tomin, për drejtorët”, shtoi ai.

Dalja e dytë e 59-vjeçarit si Maverick pati gjithashtu hapjen e katërt më të madhe të çdo filmi në epokën postCovid-19, pas më të shiturit ”Spider-Man: No Way Home”, në vendin e dytë ”Doctor Strange” me ”Multiverse of Madness” dhe më pas ”The Batman”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: