Supermodelja Linda Evangelista e cila në vitet ’90 është konsideruar si një nga femrat më të bukura në botë dhe imazh i markave më të mëdha të modës ka deklaruar së fundmi se dy ndërhyrje estetike për heqjen e dhjamit në trup i kanë shkatërruar pamjen fizike. Evangelista shprehet se ajo ka mbetur “e deformuar përgjithmonë” për shkak të një reagimi negativ ndaj një procedure të reduktimit të yndyrës. 56-vjeçarja zbuloi se kishte përjetuar një efekt anësor kozmetik negativ të trajtimit pesë vjet më parë, i cili në vend që t’i rimodelonte trupin, ia shtoi qelizat e saj yndyrore.

“Tashmë askush nuk mund të më njohë më” u tha ajo 900 mijë ndjekësve në Instagram. Evangelista shpjegoi se ishte kjo arsyeja që ajo ishte zhdukur nga publiku. Modelja kanadeze theksoi se ajo kishte pësuar “dy operacione të dhimbshme, të pasuksesshme, korrigjuese” pasi procedura e dobësimit – e njohur edhe si konturimi i trupit – kishte pasur efektin e kundërt.

“Për ndjekësit e mi që kanë pyetur veten pse unë nuk kam punuar ndërsa karriera e shokëve të mi po lulëzon, arsyeja është se unë jam shpërfytyruar brutalisht nga një procedurë e cila bëri të kundërtën e asaj që premtoi,” shpjegoi Evangelista. Ajo tha se efekti anësor që përjetoi “jo vetëm që më ka shkatërruar jetesën, por më ka dërguar në një cikël depresioni të thellë, trishtimi të thellë dhe urrejtje ndaj vetes. Në proces jam bërë e vetmuar.”

Në postimin e saj në mediat sociale, ylli i modës tha se donte të tregonte historinë e saj publikisht për të vazhduar jetën e saj, dhe sugjeroi që ajo do të padiste kompaninë që ajo tha se ishte përgjegjëse.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb