Kendall Jenner ka ndryshuar totalisht look. Prej vitesh modelja është identifikuar me flokët e gjatë ngjyrë gështenjë të errët, por tani ajo ka ndryshuar plotësisht ngjyrë.

Në sfilatën Vjeshte-Dimër 2022/23 të Pradës, gjatë Milano Fashion Week, Jenner është prezantuar me flokë të kuqe. Një ngjyrë e veçantë, elegante dhe delikate, e hapur, që i jep top modeles një pamje totalisht të re, por gjithmonë seksi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndryshimi i Kendall Jenner nuk ishte një ndryshim vetëm në pasarelë. Edhe jashtë sfilatës ajo ka vazhduar të mbajë të njëjtën ngjyrë flokësh, bakri, një nga nuancat me trendi të momentit.

Pas sfilatave në Europë ajo është shfaqur sërish në Los Angeles me flokët e kuqe dhe veshjen e saj të frymëzuar nga fillimi i viteve 2000.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb