TIRANE- Nuk dihet nëse pas pak minutash Jozefina Topalli do shpallë kandidaturën për të marrë në dorë “frenat” e partisë, por pak para këtij momenti ajo është parë në një nga kafenetë e Tiranës me disa prej firmëtarëve të grupimit “Basha ik”.

Në foton e siguruar nga “Balkanweb” ish-kryeparlamentarja shfaqet për krah disa prej firmëtarëve të këtij grupimi. Në krah të saj është Julian Deda e Fabian Topollaj, po ashtu edhe emra si Edit Harxhi, Arben Skënderi, Edvin Kulluri, Leonard Olli, Valbona Mezini, Zana Guxholli.

Deri tani Eduard Selami ka shpallur zyrtarisht kandidaturën përballë Bashës ndërsa Astrit Patozi ka deklaruar se “do e shpartallonte” Lulzim Bashën.

KUSH JANË FIRMËTARËT E GRUPIMIT “BASHA IK”

1. Arben Skënderi Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

2. Avenir Peka, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

3. Edith Harxhi Anëtar i KK

4. Edvin Kulluri Anëtar i KK

5. Endira Bushati Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

6. Fabian Topollaj, Anëtar i KK

7. Gent Malko, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

8. Grigels Muçollari Anëtar i KK

9. Gent Minarolli Anëtar i KK

10. Gjergj Lezhja Anëtar i KK

11. Jamarbër Malltezi, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

12. Julian Deda Anëtar i KK, koordinator

13. Juela Meçani Anëtar i KK

14. Leonard Olli Anëtar i KK

15. Ledina Aliolli Anëtar i KK

16. Mirgen Lata Anëtar i KK

17. Valbona Mezini, Anëtar i Kryesisë, Sekretare

18. Suzana Guxholli, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

19. Tomorr Alizoti, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: