Drejtuesja politike e PD në diasporë, Jozefina Topalli, ka ngritur shqetësime të forta sot për mënyrën se si po dorëzohen votat nga Greqia në KQZ, duke e cilësuar këtë si një shkelje të procesit zgjedhor.
Ajo ka kërkuar që të bëhet një auditim i kujdesshëm i kutive të votimit që kanë ardhur nga Greqia dhe Italia, duke theksuar se vetëm në tre ditët e fundit janë dorëzuar 22 mijë vota.
Topalli ka paralajmëruar se dorëzimi fizik i zarfeve është një krim zgjedhor dhe ka kërkuar ndërprerjen e këtij procesi. Ajo ka ngritur akuza për mundësinë që shërbimi i ofruar nga DHL të jetë përdorur për të ndihmuar strukturat e PS-së, duke nxjerrë jashtë loje besueshmërinë e procesit zgjedhor.
Jozefina Topalli: Në Greqi, shtohen akoma shqetësimet. Sot janë dorëzuar zarfet me dorë në KQZ. Të ndahen kutitë që vijnë nga Greqia me kutitë që vijnë nga Italia. Të bëhet auditimi, sesi erdhi kutia dhe një analizë të kutive të votimit, që kanë sjellë anomali për mënyrën sesi kanë ardhur votat. Vetëm në tre ditët e fundit kanë ardhur 22 mijë vota. Nëse zarfet dorëzohen me dorë, ky është krim zgjedhor. Të ndalet dorëzimi i zarfeve dorazi. Kemi dorëzuar kërkesën për këto krime elektorale. Kthimi i shërbimit sipas kontratës të DHL-së në shërbim të ofruar të strukturave të PS-së, nxjerr loje gjithë procesin që ka ndodhur në shtetin fqinj.