TIRANE- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli akuzoi Lulzim Bashën për mungesë morali, por edhe legjitimiteti brenda opozitës. Në një lidhje telefonike, për emisionin “Të Paekspozuarit”, ajo tha se “Opozita sot po bën një lojë e trukuar”

“Opozita sot po bën një lojë e trukuar. Sot është një opozitë në pikën e moskthimit, ndërkohë që po jetojmë në një situatë me bandam, me varfëri, korrupsioni etj. Ideologjia, është zhdukur nga dy partitë, opozita po lufton në mënyrë hipokrtike, po bëhet qesharake, sot opozita në një krah është brenda, në një krah është jashtë. Basha flet për kauzën e votës, por vetë e manipulon atë. Opozita sot po bën një lojë të trukuar. Lidershipit i mungon morali edhe ligjitimteti . Shikoni në këshillin bashkiak të Tiranës, a ka betejë aty”, tha Topalli.

E pyetur nëse do të krijohet ndonjë fraksion kundër Lulzim Bashës dhe brenda Partisë Demokratike, ajo u përgjigj:

“Tradhëtia e kauzës është shitje e fortë politike, ai e tradhëtoi çadrën dhe hyri në një marrëveshje që edhe sot nuk dihej. Ajo marrëveshje s’kishte asgjë për refornën në drejtësi, ishte një marrëveshje mes dy personave. Në skenën politike është krijuar një vakum i madh, që uroj të mbushet, pasi ska opozitë. Unë besoj së PD ka brenda nerv politik dhe idealist, votat që kanë munguar më 23 qershor, janë kundër Bashës. Ne do të vazhdojmë betejën brenda PD-së. Unë kam bindje se Basha nuk është i legjitimuar në atë karrige”./tpz/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: