Ish-kryetarja e Parlamentit në kohën e PD, Jozefina Topalli, sulmon kryedemokratin Lulzim Basha, teksa shkruan në “facebook” se kryeministri Edi Rama rrëzohet në pak muaj me një drejtim të ri të PD.

Sipas Topallit, Basha humbi sa herë hyri në zgjedhje, la vendin pa opozitë, tradhtoi demokratët duke djegur mandatet, i dhuroi Ramës të gjitha bashkitë dhe këshillat bashkiakë, shpalli vetëngritjen dhe vrau votën në partinë që solli lirinë e votës.

“Humbi sa here hyri ne zgjedhje,qe kur u shpall kryetar i PD, la vendin pa opozite, beri PD ( Partine e endrrave ) karneval, tradhetoi demokratet duke djeg mandatet e parlamentit, i dhuroi Rames te gjitha bashkite dhe keshillat bashkiak, shpalli vetengrirjen dhe vrau voten ne partine, qe solli lirine e votes, zboi themelues, qendrestare, autoritete e kontribues, shpartalloi cdo strukture te partise te ngritur me sakrifica titanike, premtoi se nuk do lejonte zgjedhje me 30 qershor dhe beri sikur e harroj, premtoi se nuk do dorezonte bashkite dhe i leshoi pa asnje problem, premtoi se do kishte zgjedhje me 13 tetor meqe kishte fitu me 85% ..dhe beri sikur se mbante mend; premtoi ne cader se s ka zgjedhje me Ramen dhe hyri ne qeveri me Ramen kryeminister, i doli zot listes se tij private , tha se mbante totalisht pergjegjesi dhe tani ben sikur ia kane sjell mga marsi. Ktheu partine ne biznes te familjes… Boll eshte boll! Me nje drejtim te ri te Partise Demokratike , Rama rrezohet per pak muaj, e vendi clirohet nga 4 vete ( partnere te tij) qe e mbajne peng”, shkruan Topalli.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb