Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli e ftuar në ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka vendosur kushtin për t’i bashkuar mandatet e saj në zgjedhjet e 25 prillit me të PD.

Topalli thotë se pavarësisht se PD është në koalicion me LSI nëse vjen në qeveri, ajo është e gatshme të bashkojë mandatet vetëm nëse kryeministri i ardhshëm do të jetë i pakorruptuar.

Sipas saj, lëvizjet e reja nga ish-anëtarë të PD janë krijuar vetëm kundër 3 kryetarëve ekzistues.

‘’Për shkak të kësaj luhatje, të asnjë shansi e qasje, reformimit të PD, kemi krijuar lëvizje të reja ndaj 3 kryetarëve ekzistues. Çdo mandat që ne do marrim do shkojnë tek spektri i djathtë, me një kusht, e përsëris, kushti  i vetëm është që kryeministri i ardhshëm të jetë i pakorruptuar.’’- tha Topalli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb