17 gola në 16 ndeshje, Robert Lewandowski vijon të bëjë “bomberin” edhe në Spanjë. Sulmuesi polak është përshtatur në mënyrë perfekte me skuadrën e tij të re, Barcelonën, por nga rendimenti i tij përfiton edhe Bayern Munich. E përditshmja gjermane Bild ka zbuluar se në kontratën që Lewandowski firmosi me Barcelonën ekziston një klauzolë që mund t’i sjell miliona ekipit të Bayern.

Fc Barcelona Introduce Robert Lewandowski 3 1 Scaled
Fc Barcelona Introduce Robert Lewandowski 3 1 Scaled

Nëse Leva arrin kuotën e 25 golave sezonal atëherë Bayern do të përfitojë 1,25 milionë euro.

Me këto shifra që ka deri më tani, Lewandowski pritet që t’i sjell shumë shpejt Bayern disa miliona më shumë. Kujtojmë që Barcelona pagoi 45 milionë euro për të siguruar kartonin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb