Arsenal po kalon një moment të mirë, me “topçinjtë” që ndodhen në zonën Champions në Premier League. Ekipi i Arteta kërkon me çdo kusht të sigurojë një vend në turneun më të rëndësishëm në Evropë, një objektiv ky që nëse arrihet do të jetë përcaktues edhe për merkaton e verës.

Arsenal kërkon të rikthehet fuqishëm në garë, në ishull dhe në Evropë, për këtë arsye po projektojnë një merkato me emra cilësorë.

Objektivi kryesor i trajnerit Arteta dhe stafit të tij është gjetja e një sulmuesi me peshë, një “bomberi” të vërtetë.

Arsenal
Arsenal

Sipas mediave, “topçinjtë” kërkojnë një nga dy sulmuesit më të rëndësishëm në Serie A, bëhet fjalë për Victor Osimhen i Napolit dhe Lautaro Martinez i Inter.

Broja
Broja

Gjithashtu një emër në listën e dëshirave është edhe Armando Broja, tratative kjo e bllokuar për momentin për shkak të problemeve që lidhen me klubin e Chelsea.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb