Pas Man.United, Arsenal është gjysmëfinalistja e dytë e FC Cup. “Topçinjtë” sigurojnë një biletë vetëm në frymën e fundit, në një ndeshje pa shkëlqim e vendosur vetëm nga episodet. Pas vetëm 8 minutash lojë, Arsenal e sheh vetën në dizavantazh por në ndihmë i vjen sistemi VAR i cili anuloj gjithçka për pozicion jashtë loje. Në minutën e 25-të, londinezët siguruan një 11-metërsh i shndërruar në gol nga Pepe.

Në pjesën e dytë, në fundin e saj, Sheffield United barazoi shifrat në 1-1 falë golit të realizuar nga McGoldrick. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejtë fundit, Cabellos realizoi për Arsenal duke sigluar shifrat përfundimtare në 2-1.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: