Armando Broja vijon sezonin pozitiv në Premier League ndërsa e ardhmja e tij mbetet e gjitha për tu përcaktuar. Ylli kuqezi duket shumë i lumtur tek Southampton, por kur pyetet për të ardhmen, nuk preferon të jap një përgjigje përfundimtare, i vetëdijshëm se për të interesohen pjesa më e madhe e klubeve në ishull ndërsa Chelsea pret fundin e sezonit për të vendosur përfundimisht.

Arsenal mbetet skuadra më e interesuar për sulmuesin shqiptar, me “topçinjtë” që kanë trokitur zyrtarisht në dyert e Chelsea për të kuptuar se çfarë kërkojnë blutë. Sipas mediave angleze, drejtuesit e Chelsea i kanë kthyer një përgjigje Arsenal, duke fiksuar çmimin për talentin e tyre.

Broja
Broja

Sipas “Daily Express”, blutë e vlerësojnë kartonin e Brojës me 58 milionë paund. Mbetet për tu parë se si do të veprojë tani Arsenal, por e sigurt është se për Brojën do të dëgjojmë shumë deri në fund të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb