Jorginho rikthehet të flas për 2021, vitin e tij fantastik, për sukseset me Chelsea dhe me përfaqësuesen italiane, sigurisht nuk mund të mungonte dhe një koment për garën për “Topin e Artë”: Sigurisht që e mendoj, pse jo. Gjithsesi përpiqem të mos krijojë shumë pritshmëri, e di që për një lojtar në rolin tim është më e vështirë, shpresoj shumë që në të ardhmen një lojtar në atë pozicion të vlerësohet si më i mirë në botë”, u shpreh fillimisht Jorginho duke u ndalur më pas tek Italia dhe Botërori i Katar:

Zhorzhinjo
Zhorzhinjo

“Kualifikimi është shumë pranë, na mbetet të kalojmë dhe një pengesë të fundit, jo pak të vështirë, sfidën me Zvicrën. Të fitojmë Botërorin nuk do të ishte keq, por as Champions dhe Evropiani nuk janë për tu hedhur poshtë, por më duhet ta pranojë që Botërori është diçka tjetër, është një tjetër nivel. Për të qenë i sinqertë nuk mendoj se në Botëror jemi favorit edhe pse tani pas suksesit në “Euro2020” nuk mund të fshihemi më. E sigurt është që për Italinë do të flitet shumë, do të përpiqemi të bëjmë krenarë vendin tonë”, theksoi ndër të tjera Jorginho.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb