Një ditë pasi festuan titullin kampion në Serie A, ishte parashikuar një takim kokë më kokë ndërmjet presidentit Zhang dhe trajnerit Antonio Conte, takim që nuk erdhi, kaq ka mjaftuar që mediat italiane të flasin për paqartësi mbi të ardhmen e teknikut zikaltër. Conte nga ana e tij dëshiron të vijoj këtë projekt por më parë kërkon një konfirmim personal nga presidenti Zhang nëse i qëndron apo jo planit fillestar, të ndërtojnë një skuadër konkurruese për të nisur një cikël fitues në Serie A dhe të shkojnë sa më larg në Champions League. Koha në dispozicion nuk është e madhe pasi lojtarë si Lautaro Martinez apo Bastoni rrezikojnë shumë që të largohen nga Milano.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, presidenti Zhang dhe stafi drejtues i Inter ia kanë bërë të qartë Contes projektin për të ardhmen që të shtunën e kaluar, tani topi është në fushën e tij, i takon Contes të vendos nëse do të shkojë më larg se sa kontrata aktuale e cila është e vlefshme edhe për sezonin e ardhshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: