Bojkoti i Ligës duket në hapat e fundit, gjithçka tashmë në këmbët e kryeministrit Edi Rama i cili është njohur në detaje në lidhje më të gjithë kërkesat. Armand Duka, presidenti i FSHF-ës, zbuloi se ka pasur një takim me kryeministrit Rama ku kanë diskutuar për ngërçin që është krijuar dhe mundësinë për të plotësuar kërkesat e Ligës në mënyrë që ti japin fund bojkotit. Në deklaratën e tij për mediat, Duka theksoi se kryeministri i ka premtuar se do të marrë në konsideratë çështjet që Liga dhe FSHF kanë ngritur:
“Ne duhet të bashkojmë paratë me pasionin. Për këtë po luftohet që përmes ndryshimit të legjislacionit të bashkohet pasioni me paratë. Pra, pasioni mos të bëhet gropë për familjen dhe shoqërinë.

Tym i bardhë për nisjen e futbollit? Shiko, futbolli duhet të luhet dhe është i dëmshëm ndërpreja e tij. Por, është shumë i dëmshëm edhe për futbollistët. Një orë e më parë duhet të luajtur. Nuk duhej të ndërpritej, duke arritur marrëveshjen gjatë lojës. Në një tavolinë të fundit që ka pasur Liga me qeverinë, i është premtuar që do të miratohet një nga dy propozimet. Unë kam pasur një takim me kryeministrin sot dhe më ka thënë që do ta marrë në konsideratë.

Futbolli? Varet nëse Liga do të bindet me kaq apo do të ketë një zhvillim tjetër për të fituar futbolli.

Pretendimet? S’është çështje numrash. Një fond për sportin është pak, ka nevojë shumë më shumë.

Afat nga kryeministri? Unë s’e di nëse bëra mirë apo keq që e tregova këtë, por mendoj se ai vetë do të japë ndonjë prononcim vetë. Kush s’është i lumtur kur fillon futbolli, gjithë jemi të lumtur”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb