Didi Deshamp e ka fituesin e tij për Topin e Artë. Sipas trajnerit të Francës, në një intervistë për “L’equipe”, këtë vit është Antuan Grizman, që meriton të fitojë çmimin më prestigjioz në futboll në aspektin individual.

Francezi, i cili këtë vit fitoi Europa Ligën me Atletikon dhe Botërorin me Francën, ishte një nga emrat më të lakuar në merkaton e kësaj vere, por ai zgjodhi të qëndronte tek Atletiko, që para fillimit të Botërorit.

“Nuk është vetëm Grizman në garë, por ai është një kandidat i madh për ta fituar. Sipas meje, ai e meriton ta fitojë. Topi i Artë do ishte diçka fantastike për të. Kemi parë gjithmonë vetëm 2 emra, Mesin dhe Ronaldon.

A e meriton Rafael Varan? Sigurisht që po. Ndoshta mund ta fitojë edhe një mbrojtës këtë çmim, por në përgjithësi e fitojnë sulmuesit. Shpresoj me gjithë zemër që ta fitojë një francez, për faktin se fituan Botërorin”, deklaroi Deshamp.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/topin-e-arte-e-meriton-grizman-nuk-mund-ta-fitojne-gjithmone-mesi-apo-ronaldo/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: