Ronaldo, fenomeni, në një intervistë për Marca, foli për disa çështje të rëndësishme si “Topi i Artë” apo forma e Kylian Mbappe-s në Madrid: “Nuk dua të ul Rodrin, por Vinicius e meritonte të fitonte “Topin e Artë”. Nuk ka të bëjë fare me Rodrin, por Vinicius ishte shumë më përcaktues këtë sezon”, u shpreh fillimisht Ronaldo duke u ndalur më pas te Mbappe:

“Në futboll mund të ndodhë gjithçka, gjëra pozitive dhe negative. Nuk është e nevojshme t’i shohësh gjërat me kaq detaje. Mbappe do te jetë shumë i rëndësishëm për Real Madrid”, u shpreh ish sulmuesi brazilian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: