Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se BD do të garojë me lista të hapura.

Topollaj ka sqaruar se në Bindjen Demokratike, mandatin do ta marrin ata që kanë, qoftë edhe një mandat më tepër se një konkurrent.

Bindja Demokratike është e vetmja forcë që numrat i ka konvencionalë. BD do të hapë me listë të hapur. Mes nesh do ta marrë mandatin, ai që ka një votë më shumë se të tjerët.

Në krye të listave kemi vënë njerëz të përgjegjshëm, që mund ta lirojnë vendin, nëse s’kanë më shumë vota. Numri 5 i imi është numër që mbahet mend kollaj. Tek ne nuk ka rëndësi renditje, por e merr ai që ka, qoftë një votë më shumë”, tha Topollaj.

 

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb