TIRANË

Reforma zgjedhore, marrëveshja mes maxhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare si dhe ndryshimet e miratuara sot në komisionin e ligjeve janë kthyer në debatin e ditës.

Anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike FabianTopollaj tha në “Real Story” News24 se ajo çfarë është bërë sot, nuk ka lidhje fare me propozimin e tyre dhe nuk është bërë korrigjimi, por vetëm hapja e listave brenda rajonit.

“Duhet të bëhej një transformim në administrimin e procesit zgjedhor.
Sistemi me lista të hapura ta imponon të dalësh me një listë, teknikisht dhe politikisht.
Është rast unikal që një nga partitë e mëdha ka marrë nismën për ta ndryshuar. Hapja e listave nuk mund të bëhet pa ndryshimin i Kushtetutës”, tha ndër të tjera Topollaj.

Ndërsa anëtari i Kryesisë së PD-së Fatbardh Kadilli tha se problemi në Shqipëri ka qenë vjedhja e pushtetit dhe jo listat apo sistemi.

“Nuk është çështja a duhen hapur listat, a duhet ndryshuar sistemi apo jo. Problemi në Shqipëri ka qenë vjedhja e pushtetit. Për të zgjidhur këto probleme ne dolëm nga parlamenti. U vetësakrifikuam si opozitë për të bindur qytetarët dhe ndërkombëtarët që për hatër të legalitetit pranuan të cenohej demokracia. Ne e ndihmuam maxhorancën të ulet për një marrëveshje politike”, tha Kadilli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb