Nga: ZONJA ENEIDA

300 gr djath Akadia
50 gr Grana Padano Ghidetti
50 gr djath gorgonzola
1 lugë kos grek (alternative)
2 lugë arra të grira
1 lugë fara susami
2 lugë fara lulëkuqe
1 lugë fara kumini të zi
2 lugë piper të kuq
2 lugë erëza të grira (majdanoz/kopër)

Shtypim djathin Akadia me pirun bashkë me gorgonzolan dhe shtojmë edhe djathin grana. Sipas dëshirës mund të regullojmë trashësinë me kos grek. Me duart me vaj formojmë topa të vegjël të cilët do ti kalojmë në pjatat me fara dhe erëza. Në një pjatë vendosim arrat e grira, në një erëzat e njoma, në një susamin me kuminin, në një piperin e kuq të ëmbël dhe në një farat e lulëkuqes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: