Torino do të presë edicionin e ardhshëm Eurovision 2022.

Pritet që ky njoftim të bëhet zyrtar, por sipas asaj që është mësuar, nuk ka më dyshime se kryeqyteti piemontez do të jetë mikpritësi i konkursit të këngës, me artistë nga e gjithë Evropa.

Kandidatura e paraqitur verën e kaluar nga kryebashkiakja, Chiara Appendino, u preferua nga ajo e Milanos, Bolonjës, Riminit dhe Pesaros.

Në prezantimin e kandidaturës së qytetit, muajt e fundit, kryebashkiaku Appendino vuri në dukje se Torino është i pajisur me “hapësira me kapacitete të përshtatshme, në zemër të qytetit dhe lehtësisht të arritshme”, me një “ofertë pritëse në gjendje të strehojë mijëra njerëz që do të tërheqë ngjarja”.

Një pikë tjetër në favor të kryeqytetit piemontez është se ai është “një skenë e provuar për ngjarje ndërkombëtare”, ngjarje falë të cilave Torino “kohët e fundit është bërë një qendër e Ryanair, duke garantuar edhe më shumë lidhje ajrore me pjesën tjetër të botës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb