Vit i ri, por e njëjta situatë për Marash Kumbullën. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptares nuk u preferua për asnjë minutë në fushë nga Zhoze Murinjo në ndeshjen e fundit në “San Siro” që Roma luajti ndaj Milanit. Tashmë duket se edhe vetë Kumbulla po mendon largimin.

Është Torino që insiston më shumë se klubet e tjera për të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit shqiptar. Trajneri Ivan Juriç, që e ka stërvitur Kumbullën te Verona, po nxit drejtuesit për ta marrë që në janar, duke mos pritur fundin e sezonit. Do të jetë një muaj i nxehtë për Kumbullën, pavarësisht se jemi në janar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb