Tashmë është zyrtare. Torino njoftoi blerjen e portierit shqiptar Etrit Berisha nga Spal. Ish portieri i Lazios ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me “granatat” me mundësi rinovimi edhe rinovimi edhe për një sezon të tretë.

Kujtojmë se te Torino, “gardiani” ynë kuqezi do të gjejë edhe tre shqiptarë të tjerë: Samir Ujkanin dhe Mërgim Vojvoda, pjesë e kombëtares dardane, si dhe 19-vjeçarin Altin Kryeziu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb