KINE

Të paktën 12 person kanë humbur jetën dhe mbi 240 tjerë janë lënduar, pasi dy tornado të ndryshme njëra pas tjetrës kanë goditur Kinën ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Sinhua.

Një nga dy tornadot goditi Wuhan-in, kryeqytetin e provincës Hubei, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, shkruajnë mediat vendase. Furtuna e erës ka rrëzuar pemët dhe shtyllat e dritës, ka dëmtuar strukturat dhe shtëpitë e shumta. Gati 30 shtëpi u shembën.

Një tjetër tornado, akoma më i fortë goditi qytetin Suzhou , afër Shangait, në lindje të Wuhan. Erërat e tornadove kanë kaluar 200 km/h duke shkaktuar dëme të mëdha, shkatërruar shtëpi dhe rrëzuar pemë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb