Pjesa veriore e Italisë është goditur nga një sërë tornadosh, ku si pasojë janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Mediat e huaja shkruajnë, se zonat përreth Milanos dhe Torinos, kanë pasur përmbytje të shumta si rezultat I reshjeve të shiut.

Në disa zona, reshjet kanë shkuar deri në 220 mm dhe e gjitha ndodhi brenda 24 orëve.

Stuhitë e fuqishme shkulën pemët dhe kulmet e shtëpisë. Në një video të bërë virale në rrjete sociale, shihet se si tornado godet një zonë turistike, ku shkakton dhe dëme. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: