Recete nga znj Eneida
Përbërësit
400 gr miell
250 ml ujë
2 lugë vaj ulliri
Kripë
700 gr spinaq
500 gr gjizë
70 gr djathë parmixhano
5 vezë
1 qepë
Arrë moskat
Kripë
Piper i zi
Vaj ulliri
Rigon
Përgatitja

Bëjmë brumin duke bashkuar ujin dhe miellin dhe vajin e ullirit. E ndajmë në katë pjesë dhe e lëmë të pushojë. Në një tigan skuqim qepën e prerë në kubikë dhe shtojmë spinaqin deri sa ti bjerë volumi. Në një tas bëjmë bashkë gjizën, vezën, parmixhanon, rigonin, arrën moskat dhe kripën. Pasi gatuhet spinaqi ia shtojmë dhe atë. Hapim 2 petë me vaj ndërmjet dhe i shtrojmë në një tavë të rrumbullakët formë për kek. Shtrojmë 2 petët deri lart dhe shtojmë mbushjen. Bëjmë hapësirat për 4 vezë, shtojmë vezët e plota dhe nga lart vendosim 2 petët e tjera. E pjekim për 1 orë në 180 gradë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: