Recete nga znj Eneida
Përbërësit
Për kekun:
3 vezë
200ml kos
150ml vaj ulliri
220gr miell
50 gr djathë
1 zarf me pluhur pjekje
Kripë/rigon

Për zbukurim:
200 gr krem djathi
3 lugë kos
1 kungull mesatar
2 karota
1 spec i kuq
1 spec jeshil
Një dorë ullinj
Pak arra

Rrahim vezët me kosin dhe vajin. Shtojmë miellin me pluhurin pjekës, kripën dhe rigonin, trazojmë mirë e kalojmë në një tavë brumin dhe e pjekim në 200 gradë për 45 minuta. Perimet i presim në feta dhe i pjekim në furrë me vaj ulliri.
Pasi keku të jetë pjekur e lëmë të ftohet.
Bëjmë bashkë kremin e djathit me kos dhe ia shtojmë kekut nga lart. E zbukurojmë me perime të pjekura dhe arra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: