Recete nga znj Eneida
Përbërësit

2 pako me biskota (120 gr.)
1 filxhan kafe me arra
1 filxhan kafe me fruta të thara
50 gr. çokollatë
70 gr. gjalp
2 lugë sheqer pluhur
4 lugë qumësht
1 paketim mus nga Neranxi
300 ml. qumësht
1 vasketë boronica
100 gr. sheqer kaf
Përgatitja

Grijmë biskotat në blender derisa të bluhen dhe thërrmojmë arrat. Shtojmë edhe frutat e thata dhe i hedhim në një tas.
Në një tenxhere me temperaturë të ulët, shtojmë çokollatën, gjalpin, sheqerin pluhur dhe qumështin.
I shkrijmë dhe ia shtojmë biskotave. Krijojmë bazën për ëmbëlsirën dhe e shtrojmë në një tavë me diametër 20cm.
Përgatisim shkumën e çokollatës dhe ia hedhim bazës me biskota lart. E vendosim në frigorifer për 4 orë.
Në një tenxhere hedhim boronicat dhe sheqerin dhe i lëmë të ziejnë sa të bëhen një salcë/reçel i hollë. Ia shtojmë sipër shkumës dhe e servirim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb