Princi Harry dhe Meghan Markle i kërkuan Claire Ptak, një amerikane dhe pronare e Backery Violet, një pastiçiere nga Hackney, në lindje të Londrës, për të përgatitur një tortë me limon dhe lule të freskëta për dasmën e tyre.

Kensington Palace ka konfirmuar se Ptak, pronare e Hackney’s Violet Bakery, do të krijojë një tortë që do të përfshijë “shijet e shkëlqyera të pranverës” për dasmën mbretërore më 19 maj.

Ëmbëlsira do të mbulohet me një krem gjalpi dhe do të dekorohet me lule të freskëta.
Është ndoshta hera e parë që një çift mbretëror del nga tradita duke mos shërbyer një tortë frutash tek mysafirët e dasmës. Ptak, e cila u rrit në Kaliforni, e bazon punën e saj në përdorimin e përbërësve organikë për ëmbëlsirat e saj dhe tashmë e kishte takuar nusen e saj të ardhshme kur Markle e intervistoi për blogun e saj.

Intervistuar nga Telegrafi, Ptak tha: “Nuk mund të them se sa e lumtur jam që jam zgjedhur për tortën e dasmës së Princit Harry dhe Megan Markle. Të dy – shtoi ai – me të vërtetë ndajnë vlerat e mia dhe vëmendjen që kam për prejardhjen, qëndrueshmërinë, sezonalitetin dhe mbi të gjitha shijen.

E trajnuar si kuzhiniere tortash nga kuzhinieri Alice Waters në Panisse në Berkeley të Kalifornisë, Zonja Ptak filloi biznesin e saj në Londër në Tregun e Broadway, gjtihmonë në lindje të Londrës, përpara se të hapte furrën e saj organike.

Tatler, revista e shoqërisë së lartë e përshkruan “Violet Bakery” si një “pikë e nxehtë e Londrës Lindore” që “shërben paninet më të mira amerikane”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb