Nga: ZONJA KATERINA

1 pandispanjë, 350 gr luleshtrydhe, 350 gr pana pastiçerie, 200 gr kos, 1 bustinë vanilje

Për kremin e pastiçerisë:
2 filxhanë qumësht, 2 të verdha veze, 2 lgj sheqer, 2 lgj niseshte, 1 bustinë vanilje

Për sherbetin:

½ gotë sheqer, ½ gotë ujë, 1 shkop kanelle, 1 fetë limon, 1 fetë portokalli, Karafil

Pandispanjën ose e blejmë të gatshme ose e përgatisim vetë. E presim pandispanjën në 3 feta. Rrahim panën dhe e bëjmë marengë të qëndrueshme. Më pas përgatisim kremin. Vendosim qumështin të ngrohet me 1 lugë sheqer. Në një tenxhere tjetër të vogël përziejmë sheqerin me të verdhat e vezëve dhe niseshten dhe më pas shtojmë qumështin e ngrohtë duke e përzier. E vendosim në sobë dhe e lemë kremin të marrë valë derisa të bëhet kremoz. Në fund shtojmë vaniljen dhe e lemë të ulet temperatura duke e përzier herë pas here.

Ndërkohë vendosim sherbetin të ziejë për 5 minuta. Ndajmë marengën në tre pjesë, një e bashkojmë me kremin e përgatitur, një e bashkojmë me kosin duke shtuar dhe pak vanilje. Pjesën tjetër e lemë ashtu siç është për të mbuluar tortën në fund. Fillojmë të ndërtojmë tortën. Vendosim fetën e parë të pandispanjës. E spërkasim mirë me sherbet dhe bëjmë shtresën e parë me kremin e pastiçerisë. Vendosim më pas një shtresë me luleshtrydhe të prera në fetëza. Vendosim fetën e dytë të pandispanjës, e spërkasim me sherbet dhe vendosim shtresën e dytë me kremin e përgatitur me pana dhe kos. Vendosim përsëri luleshtrydhe dhe më pas fetën e tretë të pandispanjës spërkatur me sherbet. Bëjmë shtresën e fundit me pana dhe e mbulojmë të gjithë sipërfaqen duke e dekoruar me luleshtrydhe. Në fund anët e tortës i lyejmë me krem duke i pudrosur me pak bajame ose lajthi të grira.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb