NGA ZONJA VJOLLCA*

150 gram miell
60 gram niseshte
120 gram sheqer
3 kokrra vezë
70 ml. vaj misri
1 pako puhur pjekës
1 çaji vanilje
Luleshtrydhe
Sheqer pluhur për pudrosje

Në një tas rrahim me tel kuzhine 3 kokrra vezë, shtojmë sheqerin, dhe vazhdojmë i trazojmë sa sheqeri të fillojë të shkrihet duke shtuar vajin dhe i përziejmë sëbashku.

Përziejmë sëbashku miellin, niseshtenë dhe pluhurin pjekës. Të gjithë këta përbërës i përziejmë me vezët e rrahura me sheqerin, vajin dhe përftojmë një masë homogjene.

Lyejmë tepsinë me vaj dhe miell she shtojmë brumin në të. Pastrojmë dhe presim luleshtrydhet dhe i vendosim në formë rrethore në tortë, vendosim teprinë për ta pjekur në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë celsius për 30-35 minuta. Pasi e nxjerrim tepsinë nga furra e lëmë të ftohet duke e pudrosur me sheqer pluhur dhe e servirim të ftohtë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: